FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkolla Kombëtare e Fluturimit, një hap i rëndësishëm për modernizimin e Forcës Ajrore Shqiptare

Në një aktivitet të zhvilluar për hapjen e Shkollës Kombëtare të Fluturimit, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi e cilësoi këtë nismë si një hap strategjik për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të Forcave të Armatosura.

Sipas tij, kjo shkollë nuk duhet parë thjesht si një strukturë e re arsimore, por si një investim afatgjatë në formimin profesional të personelit ushtarak dhe në rritjen e aftësive të vendit në fushën e aviacionit ushtarak dhe sigurisë ajrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk po përuruojmë një strukturë të re arsimore, por po hedhim një gur themeli në fuqizimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura drejt së ardhmes. Krijimi i një kapaciteti të ri strategjik për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare”, u shpreh Nufi gjatë fjalës së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai theksoi gjithashtu se kjo iniciativë synon të shërbejë si vatër e dijes, disiplinës dhe profesionalizmit, duke përgatitur kuadro të specializuara që do të kontribuojnë në modernizimin e strukturave të mbrojtjes. Sipas ministrit, investimi në edukim dhe trajnim është një nga shtyllat kryesore për forcimin e aftësive operacionale të Forcave të Armatosura në përballje me sfidat e sigurisë së kohës.

Hapja e kësaj shkolle shihet si pjesë e një qasjeje më të gjerë për rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe teknike në sektorin e mbrojtjes, me synimin për të krijuar një brez të ri profesionistësh të aftë për të operuar në mjedise gjithnjë e më komplekse të sigurisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?