Shkolla në Elbasanin “e ministres”, e harruar nga qeveria! Prindërit dhe mësuesit kontribuojnë për mirëmbajtjen

E ndërtuar në vitin 1971, prej të paktën 20 vitesh në shkollën “Hamit Mullisi” në Elbasan nuk është vënë dorë.

Për shkak se shkolla është vete e amortizuar, prindërit por edhe mësuesit kontribuojnë vete në mirëmbajtjen e saj.

Janë 313 nxënës që ndjekin mësimet në të, por për shkak të rrezikut që mbart familjarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme

Swiss Digital Desktop Reklama

“Problematikat kryesore të kësaj shkolle janë: mosfunksionimi i banjove, amortizimi i rrjetit elektrik që sjell mungesën e ngrohjes në këtë periudhë dimri. Mungesa e terreneve sportive apo palestrës, mungesa e mjeteve didaktike dhe laboratorëve.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Prindërit thonë se i janë drejtuar disa herë bashkisë, por që asnjëherë nuk janë marrë parasysh.

“Kërkesat tona drejtuar Bashkisë së Elbasanit janë harruar.”

Rreth 42% e nxënësve të kësaj shkolle përbëhet nga komuniteti rom dhe egjiptian, ndaj nuk mungojnë as akuzat për paragjykim.

“Nuk është vënë dorë, gjë që unë e kuptoj si diskriminim.” /Ora News

Shkolla në Elbasan e harruar prej 20 vitesh, prindërit dhe mësuesit kontribuojnë për mirëmbajtjen

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?