Shkolla në kaos/2 nxënës të proceduar, mësuesit: Nuk janë problematikë

Angazhimi seriozisht i policinë dhe autoritete arsimore në Fier, erdhi pas rastit të dytë të helmimit të nxënësve të shkollës ”Janaq Kilica”. Dy nxënës të kësaj shkolle me sjellje relativisht të mirë rezultojnë se kanë helmuar shokët dhe mësuesit e tyre. Paçka se përgjigjja e analizave toksikologjike për lëndën që helmoi rreth 60 nxënës nuk ka dalë ende dhe nuk dihet nëse është gjetur spraji me piper, dy 15 vjeçarët janë proceduar penalisht nga Policia e Fierit.

Sipas njoftimit të fundit blutë raportojnë se i kanë kaluar të gjitha materialet e mbledhura Prokurorisë së Fierit dhe mbi adoleshentët rëndojnë 2 akuza, ajo e “Ndotjes së ajrit” dhe “Prishjes së Qetësisë Publike”. Po a janë kaq të rrezikshëm dy adoleshentët e proceduar? “Nuk i njohim”, shprehen nxënësit.

Ndërsa dy nxënës të tjerë thanë se janë djem të qetë. Sipas tyre edhe nëse janë fajtorë nuk mendojnë se e kanë bërë me qëllim. “Thjesht kemi dëgjuar se janë nga shkolla jonë”. Kurse mësuesit tregojnë se një prej djemve është nxënës i shkëlqyer në mësime ndërsa tjetri në nivel mesatar. Kurse për sjelljen e dy nxënësve të vitit të parë gjimnaz, mësuesit pohuan se ata gjatë këtij viti shkollor nuk kanë shfaqur sjellje problematike.

SHKARKO APP