Shkolla në kushtet e COVID-19, drejtoresha e OBSH-së: Familjet s’kanë pse tensionohen, fëmijët përshtaten, mund të kthehet në model për të rriturit
Drejtoresha e OBSh në Tiranë, Dr. Bettina Menne ka dhënë një mesazh lidhur me fillimin e shkollave në Shqipëri krahas pandemisë së COVID-19.
Përveç masave që duhen ndjekur tashmë në mjediset shkollore, Menne bën apel që familjet dhe prindërit mos ndihen të tensionuar që fëmijët e tyre po kthehen në shkolla dhe rrezikohen nga COVID-19.
Sipas saj pikërisht fëmijët kanë mekanizëm të mrekulleshëm për t’u përshtatur me situatën e re, dhe nëse dinë rregullat e dinë çfarë duhet të bëjnë.
Më tej ajo propozoi që ky model që po ndiqet për fëmijët të përdoret dhe për të rriturit në këto kushte pandemie.
MESAZHI I DREJTORESHËS SË OBSH TIRANË, BETTINA MENNE
Gjeja me e rendesishme eshte qe udhezimet dhe rregullat e Ministrive te Shendetesise dhe Arsimit te respektohen.
Duhet t’ informojme femijet mbi cdo mase qe kemi marre. Femijet gezojne nje mekanizem te mrekullueshem pershtatjeje, nese ata e dine cfare duhet te bejne dhe cilat jane rregullat.
Keto perfshin:
Si te hyjne e te dalin nga mjediset e shkolles
Si te qendrojne dhe si do zhvillohet mesimi ne klase
Cfare u lejohet ne lidhje me levizjen brenda shkolles
Cfare masash higjenike jane per t’u marre
Cfare do bejne mesuesit dhe stafi tjeter mbeshtetesh
Si edhe cfare do t’u duhet te beni juve si prinder:
Te plotesoni cdo dite Vete-Deklarimin elektronik per Kushtet Shendetesore te Femijes, ne menyre te pergjegjshme dhe duke vendosur numrin e telefonit te prindit;
Nese ju duhet te flisni me nje mesues, drejtori do te zbatoje nje komunikim elektronik apo do mundesoje evente te programuara, takimesh balle per balle
Ne rast se ju coni femijen/femijet ne shkolle, ju nuk mund te pranoheni brenda mjedisit shkollor pavaresisht cilesdo arsye
Jane perfunduar tashme Protokollet e menaxhimit praktik te rasteve potenciale te rrezikut (tek mesuesit, femijet apo stafet mbeshtetese).
Pavaresisht COVID-19 apo ketyre protokolleve qe rregullojne rregulla te reja ne shkolle, as familjet dhe as femijet nuk kane pse te ndjehen te tensionuar.
Fleksibiliteti I femijeve per te pranuar kete situate mundet madje te kthehet ne nje model per te rritur qe te respektojne me mire kerkesat themelore te mbrojtjes: ver nje maske, mbaj higjenen, ruaj nje distance fizike baze.
Une ju uroj te gjithe femijeve shqiptare shume sukses me vitin e ri shkollor dhe jam kaq e lumtur t’i shoh te kthehen atje ku ata perkasin: Femijet tane jane femije te Dijes! Dhe ne duhet t’u mesojme atyre Shkencen e Dashurise, cdo dite!