Shkolla qendër komunitare, Nikolla: Do vijojmë të mbështesim projektin
I iniciuar rreth tre vite më parë projekti i “Shkollës qendër komunitare” projekti i së ardhmes dhe transformimi i ambientit të shkollës në një mjedis, jo vetëm mësimi por edhe edukimi mbetet një prej prioriteteve ambicioze të ministrisë së Arsimit e Sporti. Në kuadër të këtij projekti u zhvillua aktiviteti “Ditët e hapura” në gjimnazin “Andon Z. Çajupi”.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e pranishme në aktivitet theksoi se ky projekt është shoqëruar më investime të shumta duke përfshirë ndërtimin dhe rikonstruksionin e 126 shkollave dhe 43 terreneve sportive.
“Në do të mundësojmë që brenda 2017 të kemi 350 shkolla që funksionojnë si shkolla qendra komunitare dhe erdhëm në finalizimin e këtyre projekteve që ishin në fakt ide të shfaqura nga nxënës, prindër dhe mësues të kësaj shkolle”, tha Nikolla.
Tashmë është vënë në funksion edhe portali “Shkolla si Qendër Komunitare” i krijuar nga IZHA. Kjo platformë online vihet në shërbim të shkollës dhe komunitetit, duke krijuar një database të të gjithë shkollave komunitare, nevojave të tyre dhe komunitetit, projekteve të reja, promovimit të tyre ndaj publikut dhe biznesit, si edhe krijimin e një forumi online ku shkëmbehen ide dhe projekte gjithëpërfshirëse.

