Shkon në 4 numri i policëve të infektuar, vetëkarantinohet drejtori i policisë së Elbasanit

Shkon në 4 numri i policëve të prekur me COVID-19 në Drejtorinë e Policisë Elbasan, ku ditën e sotme ka dalë pozitiv me koronavirus shefi i Policimit në Komunitet. I infektuari është një 40-vjeçar nga Berati.

Si pasojë infektimit të 4 punonjësve të policisë është vetëkarantinuar për 14 ditë edhe Drejtori i Policisë së Qarkut Elbasan.

Drejtori i policisë Elbasan rezultoi negativ në testin e parë, por sërish po qëndron në karantinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e djeshme Shqipëria shënoi rekord me numrin e të infektuarve me 117 raste të reja brenda 24 orëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?