Shkon në 4 numri i viktimave shqiptare

Shkon në katër numri i shqiptarëve të vrarë gjatë sulmit të përgjakshëm në Mynih të Gjermanisë. Agjensia e lajmeve “Presheva jonë” raporton se mes 9 viktimave, janë dy shqiptarë nga Kosova, një nga Shqipëria dhe një nga Presheva. Viktima nga Presheva mësohet të jetë një 14 vjeçar. Ndërkaq, nga Lugina e Preshevës raportohen të zhdukur gjashte persona që nga dita e sulmeve në Mynih.

Bëhet fjalë për dy gra me dy fëmijët e tyre nga fshati Geraj i Preshevës dhe një person nga Bujanoca me nipin e tij. Në mesin e të plagosurve ndodhet edhe një shqiptare nga Kosova, 44 vjeçarja Lumnije Azemi. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?