Shkon në 4 numri i viktimave, vdes Dashamir Saraçi, të cilit iu vu flaka në spital

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=gfGivgUo-QE” width=”560″ height=”315″]

Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga ngjarja në Spitalin Amerikan në zonën e Laprakës. Sot ka ndërruar jetë edhe Dashamir Saraci, 47 vjeçari i cili u dogj dy ditë më parë nga Lefter Canaj me benzinë.

Një ditë më parë humbi jetën autori i zjarrvënies, Lefter Canaj, ndërsa dje u gjetën të vdekura në pavion dy paciente femra të cilat po merrnin shërbimin në këtë pavion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ato janë Sanie Sulaj , 55 vjeçe nga Mamurrasi e cila vdiq si pasoje e asfiksisë dhe Hani Mali, 55 vjeçe, banuese në Laç, e cila u gjet e vdekur poshtë një krevati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vijojnë hetimet

Ndërkohë që hetimet vijojnë  materiali i dosjes ka mbërritur në prokurori.

Dy janë cështjet që do të hetohen:

1- Kush ka qenë shkaku i konfliktit mes dy pacientëve
2- hetimi do të shtrihet dhe tek masat e sigurisë kundër zjarrit. Nëse ka pasur të instaluar dhe në funksion sistemin kundër zjarrit.

Mësohet se do të sekuestrohet rregullorja e spitalit privat për të parë të bërë verifikimet nëse janë respektuar rregullat për masat kundër zjarrit në këtë institucion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?