Shkreli: Erjon Veliaj do ta kthejë sheshin Skënderbej në pedonale

 

Pas 21 qershorit me shumë mundësi pjesa qëndrore e Triranës nuk do të jetë më si sot.

Këshilltari i Kryeministrit për Territorin Artan Shkreli i bindur që kryetar bashkie do të jetë Erjon Veliaj ka bërë gati projektin që do ta shëndërrojë në pedonale, të ngjashme me atë që kishim 10 vite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Planet e zotit Veliaj janë të ktë një hapësirë këmbësore. Kjo unazë e vogël do të jenë të vendosura dhe parkingjet publike. Programi i Veliajt shkon paralelisht me atë ”, thotëai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Ora News, Shkreli thotë se projekti i Veliaj në Tiranë është një ide e kahershme e Kryeministrit Rama që kur ai ishte kryetar bashkie;

“Ky ka qenë dhe vision i zotit Rama kur ka qenë kryetar bashkie. Kemi shembuj të mirë si ato në Shkodër, Korçë”.

Por sheshi që sot ka Tirana u realizua nga kryebashkiaku Lulzim Basha pas një debati të madh që rrëzoi projektin e famshëm me kulla shumëkatëshe në qëndër të Tiranës. Por tashmë me zgjedhjet në prag duket se sheshi Skëndërbej sërish kthehet në laborator të projekteve elektorale të palëve politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?