Shkrihet ALUIZNI dhe Hipoteka në Durrës. Ikin dy drejtorët, ja emri i ri që drejton Kadastrën
Paraditen e sotme është emëruar drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në Drejtorinë Rajonale të Durrësit.
Dy drejtuesit aktuale, Arben Isaku i ALUIZNI-t të Durrësit dhe kreu i Hipotekes, ZRPPP, Florian Alimadhi jane liruar nga detyra qe mbanin.
Vendin e tyre e ka zene Liridon Pula drejtor i ASHK-se. Prezantimi i drejtuesit të ri është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm Erion Zoto. Theksojme se Pula, drejtori i ri i ASHK-së vjen nga Tirana, shkruan Panorama.
Nderkohe qe si ZRPP në Durrës ashtu edhe ALUIZNI, u përfshinë në skandale të njëpasnjëshme për shkak të akuzave të ngritura për korrupsion nga prokuroria për zyrtarë të këtyre institucioneve.
KOHA JONË SONDAZH

