FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkrimtarja Elvira Dones thirrje Ramës: Nuk ke të drejtë ta bësh Shqipërinë kurban për ambicien tënde të sëmurë

Shkrimtarja e njohur shqiptare Elvira Dones ka shprehur mbështetje për protestat që po zhvillohen në Tiranë prej 12 ditësh, ku qytetarë të shumtë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Dones ka kritikuar ashpër drejtimin e vendit dhe ka akuzuar qeverinë për përgjegjësi në situatën aktuale politike. Ajo ka përdorur një gjuhë të fortë ndaj kryeministrit, duke e akuzuar për ambicie personale që, sipas saj, po dëmtojnë interesin e Shqipërisë.

Postimi i plotë

Platoni në veprën e tij “Republika”, e përqas gjumin me botën e hijeve dhe iluzioneve, duke sugjeruar se mendja gjatë gjumit sjell në sipërfaqe reflektime të realitetit, më shumë (apo në vend) të së vërtetës. Gjatë fjetjes, subkoshienca – e cila gjatë ditës normalisht shtyp dhe nënshtron natyrën bestiale të individit – gjatë natës nuk na lë të qetë. E vërteta dhe perceptimi vetjak i realitetit janë gjithmonë në luftë mes tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

E mora larg e larg. Por larg jam, fizikisht, këto javë, nga vendlindja dhe edhe nga Zvicra, vendi adoptiv. Kam ndjekur e ndjek netëve dhe çdo mëngjes, i përshkuar nga emocione që i afrohen tërmetit emocional. Nuk kam fjalë të mençura, pasi shumë pena të ndritura në Shqipëri dhe në diasporë kanë shkruar bukur, kthjelltë. Nuk do të dija të shkruaja më mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ja, e kam me këtë punën e gjumit. Si fle Edi Rama? Përpos arrogancës, gënjeshtrave, talljeve dhe përbuzjes që u bën turmave në sheshe; përpos akuzave për komplote ndërkombëtare. Është në vështirësi, edhe pse më mirë vdes se t’ia pranojë vetes. Hamendësoj se edhe skllevërit e administratës së tij janë në sëkëlldi, por më mirë bëjnë seppuku sesa të marrin guximin t’i thonë bosit: po shkojmë në vetëvrasje.

Ajo që unë shoh është mrekullia e turmave në sheshe. Ata njerëz flenë mirë: nipat e mi flenë mirë, të moshuarit dhe brezi i ri, i palidhur nga zinxhirët e partive, flenë mirë.
Kush po proteston fle mirë, pasi e di që po bën diçka për vendin, sepse kur thika të ka kaluar tej e tej, nuk ke më ç’të humbasësh. Por mund t’i thonë vetes se aty ishin. Protestojnë, të sfilitur nga ulja e kokës; të sfilitur nga të qenit të konsideruar si flora dhe fauna.

Edi Rama, në 2013 të besuam unë mes shumë të tjerëve, duke shpresuar në një Shqipëri tjetër. Personalisht mendoj se ishte gabimi më i madh që bëra. Errare humanum est. Shqipja jote dikur, Rama, ishte brilante. Ti ishe njeriu jashtë skemave; edhe ekscentrizmi yt na u duk i denjë për një Shqipëri tjetër.

Tani, Edi Rama, edhe shqipja jote është varfëruar. Kur të dëgjoj dhe të lexoj, më kapin mornicat. Tani të ftoj ta lësh vendin të marrë frymë. Forca jote aktuale është një opozitë qesharake, e cila të përshtatet. Por, Rama, lëre Shqipërinë të bëjë gabime të tjera. Nuk ke të drejtë ta bësh Shqipërinë kurban për ambicien tënde të sëmurë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?