Shkrin bora, rritet niveli i ujit në liqenin e Fierzës

Prej ditësh niveli i ujit në liqenin e Fierzës sa vjen e rritet, e kjo nga shtimi i prurjeve në lumenjtë kryesor që furnizojnë këtë liqen, Drin i Bardhë dhe Drin i Zi, por edhe prurjet anësore. Prurjet e ditëve të fundit i kalojnë 270 metër kub ujë në sekondë ndërsa kuota ka kaluar në 289.3 metra mbi nivelin e detit nga 296 metra të kuotës maksimale.

Ndonëse ka mungese reshjesh gjatë kësaj periudhe, temperaturat e larta që kanë përfshirë rajonin tonë në këtë dimër të pazakontë kanë shkrirë një sasi të konsiderueshme dëbore deri në lartësitë 1700 metra të nivelit të detit.

Gjithsesi edhe hidrocentrali i Fierzës po punon me kapacitet të reduktuar me dy turbina të alternuara e kjo për të siguruar rezervë të mjaftueshme ujore në bazenin më të madh ujëmbledhës në vend. Konsumi i energjisë elektrike në vend po mbulohet nga prodhimi i hidrocentraleve të tjera ndërsa një sasi importohet nga tregjet ndërkombëtare të energjisë në bazë të planifikimit dhe përmbushjes së kontratave që KESH ka me operatorët në treg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës po shfrytëzohet më së miri edhe për punimet që po kryhen për zhvendosjen e urës së re mbi Drin. Për zhvendosjen e urës duhet që niveli i ujit të ngjitet së paku në 287 metra mbi nivelin e detit. Me mbërritjen e kësaj kuote, kompania sipërmarrëse për montimin e urës ka nisur menjëherë operacionet e zhvendosjes se saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të paktën siç është parashikuar dhe deklarua nga kompania procesi për zhvendosjen e urës duhej të ishte përfunduar në dhjetor e pas vendosjes mbi bazamentet e saj, do të duheshin së paku 3 muaj kohë për përfundimin e plotë të punimeve. Gjithsesi edhe në këto kushte sipas burimeve parashikohet që ura e re mbi Drin do të jetë e gatshme në sezonin e ri turistik të kësaj vere.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?