Shkrin papritur akullnaja në Nepal, bilanci i viktimave rritet

Numri i të zhdukurve rreth 3000 vetë
Sipas autoriteteve, mes shtetasve të huaj të zhdukur në Kinë ndodhen edhe tre gjermanë. Ministria e Jashtme e Gjermanisë kishte folur deri më tani për një numër njëshifror gjermanësh të zhdukur në rajon. Në Nepal vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur edhe tetë shtetas gjermanë. Të zhdukur të tjerë në Kinë vijnë, ndër të tjera, nga Shtetet e Bashkuara (18), Britania e Madhe (15), si edhe nga Franca, Spanja, Portugalia dhe Holanda, me nga një person secila.
Së bashku me më shumë se 2.400 persona që vazhdojnë të kërkohen pas përmbytjeve në Nepal, numri të zhdukurve arrin në 300 vetë. Edhe në Nepal kërkimet për personat e zhdukur vazhdojnë. Ekipet e shpëtimit po përpiqen, ndër të tjera, të arrijnë te punëtorët e ndërtimit, të cilët dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në tunelin e një hidrocentrali. Që prej vërshimit shkatërrues të së mërkurës së kaluar, rezultojnë të zhdukur 933 punëtorë të angazhuar në kantieret e ndërtimit të hidrocentraleve.

Rrezik i përmbytjeve të tjera nga lumi Bhotekoshi
Autoriteti i Mbrojtjes Civile në Nepal ka paralajmëruar për rrezikun e përmbytjeve të tjera nga lumi Bhotekoshi. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve në zonat Rasuwa, Nuwakot dhe Dhading të tregojnë kujdes të shtuar.
Sipas të dhënave të deritanishme, të mërkurën e kaluar shkëputja e një pjese të një akullnaje në zonën kufitare mes Nepalit dhe Kinës shkaktoi një vërshim të fuqishëm. Masa e ujit dhe baltës hapi udhë më pas në shtratin e lumit Bhotekoshi, duke kaluar nga territori nepalez drejt jugperëndimit të Tibetit dhe më pas sërish në Nepal, ku shkaktoi dëme të mëdha.
Shtëpi, hidrocentrale dhe ura u morën nga rrjedha e furishme. Sipas shkencëtarëve kinezë, orteku i baltës dhe mbetjeve i nevojiti vetëm gjashtë deri në shtatë minuta për të arritur pikën kufitare Gyirong nga ana nepaleze, raportoi televizioni shtetëror kinez CCTV. Sipas tyre, studiuesit e lidhën këtë katastrofë me ngrohjen globale/DW/
KOHA JONË SONDAZH



