Shkrumbohet makina e 23-vjeçares në Vlorë. Ja çfarë thotë policia

Një automjet është djegur në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, rreth orës 00:45 në lagjen “24 Maji”.

Policia thotë se makina “Audi” në pronësi të një vajze 23 vjeçe është djegur plotësisht.

Njoftimi i policisë

Më datë 18.11.2020, rreth orës 00:45, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Audi, në pronësi të shtetases E. H., 23 vjeçe, banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP