Shkrumbohet nga flakët apartamenti në Lushnje, nuk ka të lënduar

Digjet një banesë në qytetin e Lushnjës, rrezikohen nga flakët edhe apartamente të tjera afër.

Vatra e zjarrit raportohet se ka rënë mëngjesin e sotëm, në lagjen “Kadri Qystri”, dëmet materiale janë të shumta, po për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar deri tani.

Zjarri ka rënë në katin e katërt të godinës, teksa njoftohet se në ato momente në shtëpi nuk ka pasur njeri.

Zjarrfikësit dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë shuarnë e flakëve, lokalizimin e vatrës dhe shmangien e pasojave të tjera…

SHKARKO APP