Shkuan në Teqe për të vjedhur kasafortën, hajdutët arrestohen pas dy orësh

Dy persona janë vënë në pranga mbrëmjen e sotme nga policia e Bulqizës, rreth dy orë pasi vodhën kasafortën e Teqesë së fshatit Ballenj e Madhe. Arrestimi i shtetasve Mevlan Limani, 27 vjeç, dhe Man Doma, 59 vjeç, në qafën e Buallit, në aksin rrugor Krastë–Bulqizë.

“Në Komisariatin e Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë se është vjedhur me thyerje Teqeja e fshatit Ballenj e Madhe, Krastë-Martanesh. Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Bulqizë, ku falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, në harkun kohor prej dy orësh, bazuar edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në aksin rrugor Krastë–Bulqizë, në qafën e Buallit kanë bërë bllokimin e një automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi Mevlan Limani.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale kasaforta e Teqesë Ballenj e Madhe, mjeti dhe sharra e përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, vepër kjo e pranuar nga dy të arrestuarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

teqe2 teqe3

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?