Shkuan për të parë shtëpinë e djegur, ekzekutohen babë e bir në Dukagjin
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Dukagjin të Shkodrës. Mësohet se të vrarë kanë mbetur babë e bir. Një zjarrëvënie e qëllimshme e shtëpisë së tyre në Dukagjin një natë më parë, ka bërë që Gjokë Gurra, 57 vjeç dhe Eduard Gurra, 31 vjeç, të shkojnë në vendin e origjinës së tyre për të parë dëmet e shkaktuara.
Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën shtëpisë, ndërsa duket si një skenar i përgatitur për t’i zënë në pritë babë e bir. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur ka ndodhur rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorit/autorëve që mund të fshihen pas kësaj ngjarjeje. Policia vendore e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes ndërsa është e paqartë përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.