Shkullaku për Berat Buzhala: Do jem pjesë TV KLAN, nuk bëj kompromise
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=r7ZAEEW-EZQ” width=”560″ height=”315″]
Në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, gazetari Armand Shkullaku ka folur për largimin e tij nga pozita e drejtorit të televizionit ABC News.
Ai ka thënë se u largua nga ABC News sepse në momentin kur nuk e ndjente lirinë profesionale.
Shkullaku ka treguar se hapësira që kishin gazetarët në këtë televizion ishte vendi i fundit ku gazetarët kishin lirinë e tyre të të shprehurit në Shqipëri.
Gazetari ka shtuar se ndryshimi i kësaj, dhe tendenca për të ndërhyrë në lajmet e ABC News shtynë në largimin e tij nga ky televizion, pas katër vitesh punë.
Shkullaku në “Komiteti” ka treguar se do të jetë pjesë e TV Klan dhe siç ka thënë ai, asnjëherë nuk do të bëjë kompromise politike.
Ai ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që në kohen kur udhëhiqte Tiranën, kishte njërin ndër qëllimet e tijm rreshtimin e mediave krah qeverisjes së tij.
Shkullaku ka treguar se Rama ofendon dhe provon të ulë portalet, sepse sipas gazetarit janë, e vetmja formë e informimit, të cilën kryeministri nuk arrin ta kontrollojë.
Gazetari ka thënë se Rama, përkundër faktit që provon të zvogëlojë besimin në portale, vetë kryeministri ka hapur disa portale.
Shkullaku ka shtuar se kryeministri blen mediat në forma të ndryshme kontraktuare, duke iu dhënë favore.
/Express/

