Shmanget tragjedia e dytë te “Kthesa e Murrashit” në Librazhd! Furgoni me pasagjerë del nga rruga dhe përplaset me barrierat

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Librazhd. Një furgon me pasagjerë ka humbur kontrollin e drejtimit të lëvizjes dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, në Librazhd, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit ku pak ditë më parë ndodhi aksidenti tragjik me 3 viktima dhe 3 të plagosur, pasi automjeti ku ata ndodheshin doli nga rruga dhe përfundoi në rrjedhën e lumit Shkumbin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?