Shmanget tragjedia, Policia Bashkiake shpëton gruan nga vetëvrasja

Policia bashkiake e Tiranës ka shmangur një tragjedi sot në Liqenin Artificial në kryeqytet. Një ndërhyrje në momentet kritike e punonjësve të policisë Bashkiake të Tiranës ka rezultuar me fat për një grua sot në zonën e Liqenit Artificial.

Një grua rreth të 60-ave ka tentuar të varë veten, por fatmirësisht veprimi i saj është pikasur në3 kohë. Punonjësit e policisë Bashkiake në patrullimin e tyre të zakonshëm kanë shquar veprimin e gruas dhe menjëherë i kanë dhënë asaj ndihmën e shpejtë.

Më pas është lajmëruar policia e Shtetit dhe ambulanca e cila e ka transportuar gruan për një ndihmë më të specializuar në spital. Gjatë lëkundjeve sizmike që prekën kryeqytetin muajin e fundit dhe reshjeve të shiut, Policia Bashkiake dha një ndihmë shumë të rëndësishme ndaj njerëzve në nevojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?