Shoferi i dehur-policit: Më vdektë motra, mos na merr në qafë (VIDEO)

Policia e Shtetit publikoi të tjera pamje nga pilotimi i kamerave të trupit. Këtë herë policia arrestoi një shofer të dehur. Ja biseda mes oficerit dhe shoferit:

Polici: Fryji fort, fort, sa më fort, fort, fort, kjo ishte.

Qytetari: Shefi na ler të ikm në Lezhe tani, jemi për rrugë ore.

Polici: 1.81. Atëherë djali, testi i parë të ka dalë 0.47, që do të thotë ishë për heqje patente, të lutem më dëgjo pak. Testi i dytë të ka dalë 0.53 mlg/litër, që do të thotë që je për arrest. Testi i tretë të ka dalë 1.81. Është një masë shumë e lartë, shumë, shumë e lartë dhe shumë e rrezikshme për ty dhe për pasagjerët që janë në mjet.

Qytetari: Më vdektë motra!

Polici: Djali, të lutem!

Qytetari: Më vdektë motra mos na merr në qafë!

Polici: Duke parë që keni konsumuar kaq sasi të lartë, ju arrestoheni dhe shoqëroheni në komisariat për veprime të mëtejshme.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=KNCYFdxEixw” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP