Shoferi i vërtetë që ”fluturoi” mbi digën e Liqenit, Nina në kërkim për 7 vepra penale dhe kushëri i Martinajt
Mësohet ngjarja e vërtetë e aksidentit te rruga e Kosovarëve tronditi opinionin publik. 26-vjeçari Eldi Allushi i cili u kthye në personazhin e ditës në media, jo vetëm që nuk ka qenë shoferi i BMW-së luksoze, por në makinë kanë qenë edhe dy persona të tjerë. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, thuhet se shofer ka qenë Emiljano Nina, 28 vjeç, banues në Tiranë, tashmë i shpallur në kërkim. Del që ai është edhe kushëri i Vis Martinajt.
28-vjeçari për shkak të shpejtësisë së lartë ka humbur kontrollin e makinës dhe për rrjedhojë “ka fluturuar” te diga e Liqenit Artificial. Më pas, ai së bashku me Eldi Allushin dhe një person të tretë i identifikuar si Jurgen Allushi, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Makina ka qenë në pronësi të Eldi Allushit, por në ato momente po drejtohet nga shoku i tij, 28-vjeçari Emiljano Nina ndaj këtij të fundit rëndojnë 7 vepra penale. E ndërsa pas kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe një shkop bejsbolli.
Eldi Allushi dha dëshmi të rreme në Komisiariat për të mbrojtur shokun e tij, për këtë arsye akuzohet për veprat penale “Moskllëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Aksidenti u regjistrua rreth orës 05:15 të mëngjesit të kësaj të marte dhe për fat të mirë, në atë orar nuk ka pasur lëvizje, duke shmangur një tragjedi me përmasa të mëdha.
KOHA JONË SONDAZH

