Shoferja e dehur i mori jetën djalit të zv/ministrit

Arrestohet 29- vjeçarja Uarda Çota, e cila aksidentoi me vdekje 11-vjeçarin Ruben Peka, djalin e ish- zëvendësministrit të Brendshëm, Avenir Peka.

Në këtë aksident mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë, vëlli i vogël i viktimës, I. Peka, i mituri tjetër, A. Bylykbashi dhe Enkelejda Peka, bashkëshortja e Avenir Pekës, e cila ishte në drejtimin e makinës që u përplasur nga 29-vjeçarja.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur sot se, “në orën 01:00, kanë bërë arrestimin në flagrancë të Uarda Eduart Çota, 29 vjeçe, banues në Tiranë, sepse më datën 29 dhjetor 2014, rreth orës 20:00, në rrugën “Unaza e Re”, ku kryqëzohet me rrugën “Medar Shtylla”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë EN 07 XNR, në gjendje të dehur, ka goditur mjetin “Chrysler”, me targa AA200AR, që drejtohej nga Enkelejda Peka, 37 vjeçe, banuese në Tiranë”.

“Për pasojë ka gjetur vdekjen e 11-vjeçari Ruben Peka, si dhe është dëmtuar i mituri tjetër I. Peka”, tha policia e kryeqytetit.

SHKARKO APP