Shokë të ngushtë janë, por gruan sa nuk ia përdhunoi!

 

 

Ka edhe kështu. Një 52 vjeçar nga Saranda u arrestua në shtëpinë e tij, kur sapo kishte kthyer nga vizita e një shoku të tij, të paralizuar. Ilir Kordha i kishte premtuar edhe ndihmë bashkëshortes së shokut, 43 vjeçares me inicialet S.B. Kordha kishte thënë se do ta punësonte në biznesin e tij, në një kompani funerale. Kjo ndihmë vinte pasi i njohuri i tij qëndronte i paralizuar që prej janarit dhe nuk ishte i aftë për punë.

Por ndërsa po dilte nga shtëpia ku ishte për vizitë, Ilir Kordha u nis të largohet. Tek dera e ka shoqëruar e zonja e shtëpisë. Pikërisht në këtë moment, 52-vjeçari ka shtyrë S.B drejt banjës dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Rezistenca dhe thirrjet e 43-vjeçares S.B e kanë trembur Kordhën, i cili është larguar menjëherë nga banesa. 43-vjeçarja ka denoncuar ngjarjen në Komisariatin e Policisë Sarandë, efektivët e së cilës kane vënë në pranga Ilia Kordhën, me akuzën e ngacmimit seksual

SHKARKO APP