Shokon e mitura e abuzuar nga njerku: Çdo gjë bëhej në sy të nënës (VIDEO)
E mitura 12-vjeçare, e cila prej 6 vitesh abuzohej seksualisht nga njerku i saj ka folur për herë të parë për gjashtë vitet e ferrit.
Në një prononcim për “Pasdite në Top-¬Channel” ajo tregon se gjithçka nisi që në moshën 6-vjeçare. Njerku i saj luante shpesh me të kur ishte fëmijë dhe më pas nisi ta zhvishte. Ajo kujton se i pati thënë nënës për këtë gjë dhe ajo ia ktheu se gjithçka ishte normale.
“Kam qenë gjashtë vjeçe. Ai luante me mua dhe më pas nisi të kryente marrëdhënie seksuale. Në atë moshë nuk e kuptoja. Por më pas i thashë dajës se nuk mund të vazhdoja kështu. Mami ka qenë vetë prezentë dhe thoshte se ishte gjë normale. Ai ishte i dhunshëm. Më dhunonte, edhe mua edhe mamanë. Kjo e fundit prostituonte ndërsa ai nuk punonte. Nuk do ta fal kurrë nënën. Ajo është fajtorja kryesore”, rrëfen 12¬vjeçarja.
Ndërsa babai i saj thotë se 6 vite më parë ai ka bërë një kallëzim për njerkun dhe ish-gruan dhe Policia jo vetëm që nuk e besoi, por e procedoi për kallëzim të rremë.
KOHA JONË SONDAZH

