Shokon nëna shqiptare, braktis 3 vajzat e mitura në rrugë: S’i dua, kam gjetur të dashur

GREQI- Një histori përtej imagjinatës është ajo e një nëne të re shqiptare vetëm 20 vjeçe, e cila ka braktisur 3 fëmijët e saj për një dashuri të re. Ngjarja në fjalë ka ndodhur të shtunën e kaluar në Patra të Greqisë.

News247.gr shkruan se shqiptarja, e cila prej kohësh jetonte me familjen e saj në Greqi, pasi kishte vendosur të linte burrin, duke braktisur fëmijët e saj, 3 vajzat e mitura në mes të rrugës në Patra. Mësohet se shqiptarja dhe burri i saj 27 vjeç kishin prej disa kohësh probleme, ndërsa ajo kishte vendosur që të braktiste atë dhe fëmijët, pasi kishte gjetur një të dashur të ri. Fill pas kësaj, 20-vjeçarja shqiptare kishte ikur nga shtëpia, ndërsa fëmijët i kishte lënë me burrin e saj.

Por, shqiptari nuk është ndalur me kaq, pasi ka shkuar në shtëpinë e nënës së gruas së tij, ndërsa me vete ka marrë 3 vajzat, ndërsa djalin e ka lënë në banesën e tij. Më pas ai është larguar duke lënë vajzat në shtëpinë e vjehrrës. Sakaq, gruaja e tij pasi ka shkuar në banesën e nënës së saj ka marrë vajzat dhe i ka lënë të vetme në rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë lajmëruar policinë, e cila identifikoi prindërit. Pasi ka dëgjuar në media lajmin, babai ka shkuar vet në polici me avokatin e tij, ndërsa është arrestuar për braktisje të fëmijëve. Media greke shkuan më tej se shqiptarja ka shokuar me rrëfimin e saj, duke u shprehur se: “Nuk i dua fëmijët, kam gjetur një dashuri tjetër”. Sakaq, nuk dihet fati i 4 të miturve, ndërsa policia greke vijon hetimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?