Shoqata e Industrialistëve Ushqimor mbështet aksionin për disiplinimin e tregtimit të mishit

Shoqata e Industrialistëve Ushqimor  mbështet aksionin për disiplinimin e tregtimit të  mishit iniciuar nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, i cili mblodhi të mërkurën Task-Forcën për tregtimin e  mishit dhe therjes së kafshëve.

Alban Zusi kreu Shoqatës së  Industrialistëve Ushqimor  e quajti aksion të  nevojshëm për të  garantuar produkte të  shëndetshëm dhe të  sigurta  për qytetarët.

Sipas tij kjo iniciativë  e Ministrisë  së  Bujqësisë do të ndikojë ndjeshëm edhe në   përmirësimin e  imazhin e produkteve të   industrisë  përpunuese vendase.

Duke folur për efektet e kë tij aksioni Alban Zusi tha se :

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përveç garantimit të  qytetarë ve për atë  çka ata konsumojnë , ky aksion përmirëson imazhin e produkteve të   industrisë  përpunuese vendase. Në  të  njëjtën kohë    bën  edhe rregullimin e  tregtimit duke rritur  shanset për hapjen e eksporteve të  produkteve me origjinë  shtazore. E si pasojë  me impakt të  drejtpërdrejtë  në  rritjen ekonomike dhe punësim” tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shoqata e Industrialistëve ushqimor  mbështet dhe do të  përkrahë  të  gjitha iniciativat e qeverisë  të  cilat lidhen me rregullimin e tregut dhe në  mënyrë  të  veçantë  ato për  sigurinë  e ushqimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?