Shoqata e Prokurorëve: Reforma në drejtësi, le të nisë nga ne

 

Kreu i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari, mendon se reforma në drejtësi duhet të nisë pikërisht nga prokuroria.

“Reforma në tërësi është shumë e rëndësishme për vendin tonë, ndërsa reforma në prokurori është pjesa më e rëndësishme e reformës në tërësi”, tha Hajdari në një intervistë me TCH.

“Sfidën e integrimit dhe plotësimin e kritereve për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, nëpërmjet reformës në drejtësi, nuk e kanë organet kushtetuese, nuk e ka vetëm gjyqësori, por kryesori është institucioni i prokurorisë dhe prokurorët shqiptarë. Janë këta njerëz që do hetojnë që nga krimi ordiner e deri te krimi i organizuar dhe zyrtarët e lartë”, shtoi ai.

SHKARKO APP