Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim: Dorëheqja e Didit s’i mbyll përgjegjësitë për skandalin

Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim ka reaguar për skandalin në Policinë e Shtetit, pas fshehjes së urdhrit ndërkombëtar nga Interpoli dhe dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm, Artan Didi. SHPPL deklaron se “dorëheqja e Didit s’i mbyll përgjegjësitë për skandalin”.

Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Punonjësve të Policisë në Lirim, Arjan Hoxha kërkon hetim të thellë dhe profesional nga Prokuroria. “Fshehja e urdhrit ndërkombëtar ka cenuar rëndë punën dhe imazhin e Policisë së Shtetit. Akti kërkon hetim të thellë, të shpejtë dhe profesional nga Prokuroria. Dorëheqja e Didit s’i mbyll përgjegjësitë për skandalin. Ministri Tahiri është direkt përgjegjës për skandalin”, shprehet Hoxha. 

SHKARKO APP