Shoqëria Civile: Reforma zgjedhore ka dështuar, duam të jemi palë vendimmarrëse

Përfaqësues të shoqërisë civile kërkuan që të jenë palë vendimmarrëse lidhur me reformën zgjedhore.

Brisida Gjikondi u shpreh se Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se populli është sovran dhe ushtron sovranitetin drejtpërdrejtë dhe është pjesë vendimmarrëse e fateve të tij.

Deklarata e Shoqërisë Civile

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne një grup aktivistësh civilë nisur nga marrëveshja politike jashtë parlamentare mbi reformën zgjedhore e realizuar dje në një ambient neutral pa dijeninë dhe përfshirjen e qytetarëve shqiptar DEKLAROJME :

Swiss Digital Mobile Reklama

Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se populli është sovran dhe ushtron sovranitetin drejtpërdrejtë dhe është pjesë vendimmarrëse e fateve të tij.

Reforma zgjedhore deri me tani ka dështuar për shkak të papërgjegjshmërisë së kësaj klase politike, që primare ka patur pushtetin e vet të pandershëm se sa përfaqësimin real të shqiptarëve.

Për këtë arsye, tashmë që tryeza e reformës zgjedhore ka dalë jashtë zyrave parlamentare, mbështetur edhe në rekomandimet e forta të OSBE ODHIR për gjithëpërfshirjen e qytetarëve shqiptarë në reformën zgjedhore, e cila është jetike pe fatet e tyre, KERKOJME të jemi palë vendimmarrëse me të drejta të barabarta me anëtarët e tjerë të këtij Komisioni të Reformës Zgjedhore me qëllimin që kjo reformë t’ju shërbejë qytetarëve shqiptarë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?