Shoqëria shqiptare në depresion dhe dekadencë, edhe nuk i paguan qeranë kushëririt, por edhe e vret!
Shumë vrasje në Shqipëri; për një gërvishje makine, apo “pse me pe ashtu”, apo “pse kalove gardhin e vijën ujit” apo edhe kjo e djeshmja në Shkodër që edhe nuk i paguan qeranë e shtëpisë, por edhe e vret!
Ka vite që shoqeria shqiptare po shkon drejt degradimit, ka mungesë totale kulture, tolerance. Por gjithçka e zgjidhin duke nxjerrë pistoletën apo thikën!
Dje një ngjarje e fundit nga kronika e zezë, e të zezës shoqeri shqiptare, ishte vrasja e një shkodrani që kishte ardhur nga Anglia ku ishte mirë e bukur, por gjeti vdekjen nga arma e atij që i kishte lenë shtëpinë me qera. Dhe ishte kusheriri!
KRONIKA:
Arrestohet autori i vrasjes që tronditi Shkodrën një ditë më parë.
Mësohet se në prangat e policisë ka rënë Lekë Vuksani, pasi ekzekutoi me armë zjarri kushëririn e tij, Petrit Vuksani. Sherri nisi për qiranë e banesës. Policia tha se ka sekuestruar edhe armën e zjarrit, me të cilën u krye krimi.
Mësohet se ai është kapur në një banesë mbrapa Spitalit të Shkodrës.
NJOFTIMI ZYRTAR
Pas 21 orësh kërkime dhe ndjekje, Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit.
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga shtetasi L. V., 34 vjeç, banues në Shkodër.
Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.
Ky shtetas dyshohet se rreth orës 12:15, të datës 02.05.2023, në lagjen “Tom Kola”, vrau me armë zjarri automatik, në banesë, shtetasin P. V., 51 vjeç.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.