FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shoqërimi i 20 protestuesve, avokati thirrje Ramës: Të reagojë, qytetarët të kthehen te familjarët

Avokati Alban Duraj ka reaguar pas shoqërimit në komisariat të rreth 20 protestuesve, të cilët u ndaluan pas tensioneve këtë të enjte para Kuvendit. Si përfaqësues ligjor i tyre, ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të qytetarëve, duke theksuar se sipas tij nuk ka pasur asnjë shkelje penale nga ana e tyre, por vetëm ushtrim i së drejtës për protestë. Duraj i është drejtuar publikisht edhe institucioneve shtetërore, përfshirë Policinë e Shtetit, Ministrinë e Brendshme dhe kryeministrin Edi Rama, duke i bërë thirrje që të reagojnë dhe të sigurojnë lirimin e protestuesve.

“I bëjmë thirrje që të lirohen në mënyrë të menjëhershme. Jemi duke përgatitur kallëzimin penal, të mbajnë përgjegjësi të gjithë. I bëjmë thirrje policisë, komisariatit, ministrit të Brendshëm që ka për detyrë të respektojë ligjin dhe vetëm ligjin. Jemi mësuar në këto 13 vite si Rama është sjellë me ministrat e vet, të kenë një ndërgjegje së paku qytetare dhe pastaj ligjore. Ju lutem të respektoni ligjin, kallëzimi është gati, prokuroria do fillojë hetimin. Janë shkelur të gjitha kriteret kur arrestohet dikush në flagrancë. Çfarë kanë bërë protestuesit? Asgjë, përveç respektimit të së drejtës së tyre për të protestuar dhe asnjë shkelje.

Ne nuk na kanë dhënë asnjë lloj përgjigjeje. Ata presin urdhra që janë politikë. Asnjë vepër penale nuk është kryer nga protestuesit. Ka qenë policia ajo që ka goditur protestuesit. Punonjësit kanë qenë me shkopinj gome, duke ushtruar dhunë, në numër shumë të madh. Përveç lirimit që e kërkojmë nga drejtori i policisë, kërkojmë edhe nga prokurori, cili është prokurori që ka këtë çështje, që të urdhërojë në mënyrë të menjëhershme lirimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thirrja jonë shkon në dy rrugë, drejtorit të policisë dhe ministrit. Kërkojmë që Rama të reagojë lidhur me këto arrestime të paligjshme. Ia kërkojmë Ramës në mënyrë që protestuesit të shkojnë te familjet e tyre dhe ta vijojnë jetën normalisht. Kjo kërkesë është edhe për të vazhduar protestën, ajo e datës 4 do të jetë një nga më të mëdhatë. Policia ka pasur plan për të penguar aktivistët kryesorë të kësaj proteste”, tha Duraj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?