Shoqërimi i aktivistëve, Budina: Policia na goditi me shkelm në fytyrë

Një tjetër protestë ka nisur në vend. Regjisori Robert Budina, nga ”Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar”, tregon se çfarë ndodhi të shtunën, kur u shoqëruan nga policia 4 aktivistë të Teatrit. Sipas tij, gjithçka nisi kur u ndalua njëri prej tyre.

Aktivistët e teatrit ndërhynë për të filmuar ngjarjen dhe policia nuk i rezistoi dot këtij veprimi fare demokratik. Ndërhynë ndaj atyre që filmonin, i shoqëruan në komisariat, i morën celularin, që merret vetëm në komisariat. Aty pastaj kanë goditur me shkelm në fytyrë njërin prej nesh”,- thotë Budina.

Nga ana tjetër, regjisori shtoi se ka një mllef të madh ndaj qeverisë dhe policisë ndaj Aleancës. ”Ne do ta rikthejmë teatrin, kemi sinjale të qarta që edhe vetë ata, eksponentë të mazhorancës, duan ta rikthejnë teatrin, por duan ta bëjnë të duket sikur po e kthejnë ata. Po përpiqen që të tregohen qeveri që mirëkupton. Do të kthehet ashtu siç ishte, aty ku ishte, por do ta kthejnë qytetarët që janë me të drejtën”,- u shpreh Budina.

SHKARKO APP