Shoqërimi i aktivistëve dhe gazetares, Komiteti i Helsinkit ngre shqetësime për kufizimin e lirisë
Disa persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit pas protestës së zhvilluar përpara Parlamentit, mes tyre aktivistë, gazetarë dhe përfaqësues të organizatave politike.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur shqetësim për mënyrën e ndërhyrjes dhe shoqërimit të protestuesve, duke kërkuar sqarime mbi respektimin e të drejtave të tyre.
Organizata ka ngritur gjithashtu shqetësime për kufizimin e lirisë së një gazetari gjatë protestës dhe për statusin ligjor të personave të shoqëruar. Ndër të shoqëruarit ishte edhe Mirela Ruko nga ”Lëvizja Bashkë”.
Një tjetër rast i evidentuar ishte ai i Ernest Ketës, i cili u shoqërua nga policia ndërsa ndodhej në spital, ku ishte dërguar për të marrë ndihmë mjekësore pas protestës. Pas disa orësh, ai është liruar.
Komiteti i Helsinkit ka kërkuar vëmendje mbi mënyrën e trajtimit të protestuesve dhe respektimin e të drejtave themelore gjatë procedurave policore.
KOHA JONË SONDAZH

