Shorti për kandidatët e KLP dhe KLGJ, zbulohen emrat që do të dërgohen në Kuvend për votimin me 84 vota

Shorti për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve, është hedhur në nënkomisionin e Ligjeve.

Për Këshillin e Lartë Gjyqësor përmes shortit dy kandidaturat që u përzgjodhën ishin Artan Reçi dhe Albens Tabaku.

Për Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zgjodhën Saimir Kola dhe Erind Mërkuri.

Emrat e tyre do të dërgohen në Kuvend dhe nëse nuk marrin shumicën prej 84 votash, do të rikthehen në nënkomision për ripërtëritjen e procedurës.

SHKARKO APP