Shpallen fituesit në universitete! Më 30 gusht nisin regjistrimet

Janë shpallur fituesit që kanë aplikuar në universitetet publike dhe private. Lista e fituesve sipas programeve të studimit është publikuar në portalin U-Albania.

Regjistrimet nisin me 30 gusht dhe do të zhvillohen në shtatë faza 48 orëshe.

Në përfundim të 48 orëshit nëse nuk regjistrohesh në atë program studimi, ai program iu kalon maturantëve vijues në garë.

Më 13 shtator mbyllet raundi i parë i regjistrimeve. Nëse janë regjistruar në një degë studimi dhe rimendojnë zgjedhjen, maturantët mund të çregjistrohen dhe futen në listat e maturantëve që aplikojnë për raundin e dytë

Për vendet e lira nis faza e dytë e aplikimit, këtu përfshihen edhe maturantët që do të përfundojnë me sukses provimet e vjeshtës të Maturës Shtetërore.

Edhe këtë vit numri i kuotave në universitete është shumë më i lartë se aplikimet.

19.700 kandidatë për 30 mijë kuota në shkollat e larta publike dhe private.

Sërish do të ketë djegie kuotash veçanërisht në universitetet në rrethe dhe degët e mësuesisë.

Ndërsa programet IT, Mjekësia, degët e Shëndetësisë i plotësojnë kuotat që në dy ditët e para të regjistrimeve.

 

SHKARKO APP