Shpallën në kërkim dy vëllezërit që goditën të riun me tytën e çiftes

Shpallet në kërkim E. M., 24 vjeç dhe D. M., 19 vjeç, në banues në fshatin Trush, Shkodër.

Këta shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës, dyshohet se kanë goditur me tytën e armës së gjahut (çifte), në kokë, shtetasin N. B., 28 vjeç, banues në fshatin Melgushë, Vau Dejës, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 2 vëllezërve u gjetën dhe u sekuestruam në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu (njëra prej tyre e përdorur gjatë konfliktit), të cilat i mbanin me leje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijon puna për kapjen e këtyre 2 shtetasve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?