Shpallet në kërkim ish-kreu i komunës së Milotit

Lezhës ka shpallur në kërkim ish-kryetarin e komunës Milot, Vlash Gega, pasi dyshohet se ka shitur për skrap një mjet të komunës.

“Në datën 12.02.2015, filloi procedimi penal, u bë shpallja në kërkim, po punohet për kapjen e shtetasit Vlash Gega, vjeç 53, banues në Milot, Kurbin,(ish-kryetari i komunës Milot). Ky shtetas u shpall në kërkim pasi, sot në orën 12.00 në rrugë operative u mor informacion nga shërbimet e Komisariatit Policisë Kurbin së është vjedhur në qytetin e Milotit, automjeti tip Fiat 900 DTE gryes, shtytës (Bjellorus), në pronësi të komunës Milot, i cili gjendej prej disa kohësh ne piken e prodhimit te blloqeve në pronësi të shtetasit V G.

Nga veprimet hetimore te kryera rezulton se ky shtetas e ka shitur ketë mjet për SKRAP dhe dyshohet te jetë autori i vjedhjes. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale të “Vjedhjes”, neni 134 Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Lezhës.

SHKARKO APP