Shpallje ankandi për shitje të sendeve të paluajtshme
Shpallje ankandi të parë për shitje të sendeve të paluajtshme, për pasuri dhe prona të ndryshme në Tiranë.
SHPALLJE
1) Shiten në ankand sendet e paluajtshme:
-pasuria nr. 40/11, Kodi Unik 3981017022, Zona Kadastrale 3981, lloji i pasurisë “Truall + ndërtesë”, sipërfaqe 193 m2 truall dhe 64.2 m2 ndërtesë, në pronësi të debitorit “Alb – Qeramika”, NIPT J82916516G;
-pasuria nr. 43/8, Kodi Unik 3981016218, Zona Kadastrale 3981, lloji i pasurisë “Truall + ndërtesë”, sipërfaqe 548 m2 truall dhe 300 m2 ndërtesë, në pronësi të debitorit “Alb – Qeramika”, NIPT J82916516G.
2) Çmimi i shitjes në ankand të pasurive të paluajtshme sa më lart përshkruar është si më poshtë vijon:
– pasuria nr. 40/11, çmimi ALL 809,600 (tetëqind e nëntë mijë e gjashtëqind lekë);
– pasuria nr. 43/8, çmimi ALL 7,468,720 lekë (shtatë milion e katërqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e shtatëqind e njëzet lekë)
3) Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve të paluajtshme është zyra e shoqërisë përmbarimore TEO, rruga “Reshit Çollaku”, pallatet shallvare, shk. 11, ap. 145, Tiranë.
4) Ankandi për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri në datën 11.11.2024.
5) Dorëzimi i kërkesave për pjesëmarrjen në ankand do të pranohet në të gjithë afatin 15 ditor dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të ankandit do të kryhet në datën 11.11.2024 duke u mbyllur në orën 16.00 me mbarimin e orarit zyrtar.
6) Secili ofertues duhet të depozitojë bashkë me kërkesën për pjesëmarrjen në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogarinë e veçantë bankare të përmbaruesit gjyqësor
– “Raiffeisen Bank” SHA, IBAN AL55 2021 1037 0000 0000 0061 2148; ose
– “Banka Kombëtare Tregtare” SHA, IBAN AL5420511038001606CLPRCLALL1; ose
– “Banka Credins” SHA, IBAN AL92 2121 1016 0000 0000 0058 3853.