Shpejtësi 3-fish mbi normën, Policia Rrugore apel shoferëve: Për monopatinat marrin masa të posaçme

Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 qarqe të vendit, kanë intensifikuar kontrollet përgjatë fundjavës, duke përdorur mjetet inteligjente për matjen e shpejtësisë, radarët automatikë, dronët, alkooltestuesit, kamerat dhe çdo pajisje tjetër që kanë në dispozicion. Si rezultat i monitorimit intensiv, përgjatë fundjavës, nëpërmjet radarëve janë evidentuar shpejtësi nga dy deri në trefish më shumë se norma e lejuar, parakalime të gabuara me rrezik përfshirjen në ngjarje rrugore, përdorim i celularit dhe drejtim mjeti në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe mosvendosje e rripit të sigurimit.

”Në kuadër të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për sezonin turistik veror 2025, për garantimin e sigurisë rrugore të gjithë përdoruesve të rrugës në territorin e Republikës së Shqipërisë, Drejtoria e Policisë Rrugore ka marrë të gjitha masat duke vënë në dispozicion të gjitha pajisjet e teknologjisë së lartë, siç janë radarët, dronët, makinat inteligjente, poliscan dhe të gjitha pajisjet e tjera në funksion të garantimit të sigurisë rrugore për gjithë përdoruesit. Me gjithë masat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kohët e fundit janë konstatuar një sërë shkeljesh të cilat janë burim rreziku për gjithë qytetarët, dhe janë burimi kryesor i rrezikut për ndodhjen e aksidenteve, kryesisht me pasoja.

Të tilla janë parakalimet e gabuara. Një nga shkaqet kryesore të burimeve të aksidenteve është shpejtësia, edhe ky është një fenomen i shtuar kohët e fundit i cili është konstatuar në të gjitha akset e Shqipërisë, por ditët e fundit janë konstatuar në aksin rrugor nga TEG në drejtim të Tiranës, ku shpejtësia e matur nga pajisjet teknologjike shkon deri në 246 km/h, e cila është burim shumë i madh rreziku për gjithë përdoruesit e rrugës dhe është një nga shkaqet kryesore për aksidentet me pasoja. Gjatë monitorimeve janë konstatuar drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, drejtim i mjetit duke përdorur aparate celulare dhe mosvendosja e rripit të sigurimit. Te treja këto janë burim i shtuar rreziku për gjithë përdoruesit e rrugës”, thotë shefi i Sektorit për Sigurinë Rrugore, Artur Selimaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu, Selimaj ka veçuar edhe monopatinat dhe motomjetet, që nuk zbatojnë rregullat e sigurisë rrugore. Për këto mjete, theksoi ai, do të merren masa të posaçme. ”Njëkohësisht është konstatuar mosrespektimi i rregullave të sigurisë rrugore, kryesisht nga përdoruesit e monopatinave dhe motomjeteve. Drejtoria e Policisë Rrugore ka hartuar një protokoll të posaçëm në lidhje me përdoruesit e monopatinave dhe motomjeteve dhe do të marrë masa të posaçme për zbatimin me korrektësi të gjithë këtyre normave që parashikon Kodi Rrugor dhe protokolli i hartuar për këtë qëllim, dhe për të gjithë përdoruesit që nuk zbatojnë normat e sjelljes, do të ndalet me masa konkrete”. Ai u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa bëri me dije se prezenca e policisë në rrugë do të jetë e shtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?