“Shpejtësi që vret jetën”. Policia heq 20 patenta, arreston 4 shoferë (VIDEO)

Edhe pse e gjithë kupola e Policisë së Shtetit është në terren për të parë nëse qytetarët vendosin maska, Policia Rrugore ka pezulluar 20 patenta si dhe ka dërguar shoferët në Komision pasi janë kapur me shpejtësi tej normave në autostradën Sauk-TEG. 4 drejtues mjetesh janë arrestuar, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin pa Leje Drejtimi. Për disa orë monitorim me Radar janë evidentuar 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionin 138 km/h – 168 km/h në aksin Sauk-Teg, shpejtësi që vrasin jetën.

Postimi i plotë

Vijon monitorimi me Radar dhe në Sauk-Teg, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelsve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Ndërkohë vijon monitorimi dhe me në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

20 Leje Drejtimi të pezulluara për disa orë kontroll gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm, nga këto 10 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur 4 drejtues mjetesh të arrestuar, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin pa Leje Drejtimi.

Edhe pse kontrollet janë shtuar së tepërmi në këto akse me rrisk, edhe pse gjatë fundjavës ka akoma më shumë kontroll, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe me alkoolin në timon. Për disa orë monitorim me Radar janë evidentuar 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionin 138 km/h – 168 km/h në aksin Sauk – Teg, shpejtësi që vrasin jetën.

Kontrollet kanë vijuar dhe vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat dhe si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë evidentuar 7 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.24 mg/l deri 0.37 mg/l. Dhe tre drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur në masë deri në 1.08 mg/l.

SHKARKO APP