Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 4 Nëntor 2026, 22:57 Champions/ Como fiton me 9 gola, Porto mund Napolin, City nuk gabon Një mbrëmje e mbushur me gola, surpriza dhe rezultate të jashtëzakonshme në Champions League. Ndeshjet e javës së katërt të kësaj faze kanë dhuruar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Erion Veliaj
  • Shpërthimi në pallat
  • Zgjedhjet amerikane
  • Erald Kapri
  • Vrasja e babait
  • Muriqi në Champions
  • Raporti i BE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Erion Veliaj
  • Shpërthimi në pallat
  • Zgjedhjet amerikane
  • Erald Kapri
  • Vrasja e babait
  • Muriqi në Champions
  • Raporti i BE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shpërblimi i pensionistëve kalon në llogari në muajin korrik, ja të gjitha kategoritë përfituese

Aktualitet E mërkurë, 1 Korrik 2026 09:20
Shpërblimi i pensionistëve kalon në llogari në muajin korrik, ja të gjitha kategoritë përfituese
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bazuar në vendimin e qeverisë për bonusin e pensionistëve, janë 11 kategori përfituese të tij.

Në vendimin e zbardhur në mbrëmje thuhet se përfitues janë:

a) Personat, që përfitojnë pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar e pension social

b) Personat, që përfitojnë pension si anëtarë të kooperativave bujqësore;

c) Personat, që përfitojnë pension si punonjësve që kanë punuar në miniera;

ç) Personat, që përfitojnë pension të parakohshëm të ushtarakeve;

d) Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë;

dh) Personat që përfitojnë vetëm pension shtetëror të posaçëm;

e) Personat që janë përfitues vetëm të trajtimit të veçantë financiar;

ë) Personat që përfitojnë pension suplementar të caktuar sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996;

f) Personat, që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë;

g) Personat që janë përfitues vetëm të trajtimit financiar si fëmijë në përkujdesje;

gj) Personat që janë përfitues trajtimit të veçantë të familjeve të pilotëve

Sipas vendimit të qeverisë efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën tre miliardë e nëntëqind e trembëdhjetë milionë lekë.

V E N D I M

PËR

SHPËRBLIMIN E PENSIONISTËVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936,                              datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpërblimin, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë, të personave, sipas kategorive të mëposhtme:

a) Personat, që përfitojnë pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar e pension social, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;

b) Personat, që përfitojnë pension, sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe sipas ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;

c) Personat, që përfitojnë pension sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, personat që marrin trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, dhe personat, që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;

ç) Personat, që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakeve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; dhe nuk janë të punësuar në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi;

d) Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANÇ-it, sipas vendimit nr.190, datë 3.5.1995, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta, sipas dispozitave të ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;

dh) Personat që nuk përfitojnë pension, por që përfitojnë vetëm pension shtetëror të posaçëm të caktuar në përputhje me nenin 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

e) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit të veçantë financiar, sipas neneve 5/1/a ose 5/1/b, të ligjit 7703,                                 datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

ë) Personat që nuk përfitojnë pension nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, por përfitojnë pension suplementar të caktuar sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar;

f) Personat, që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, sipas nenit 5, të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”;

g) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit financiar si fëmijë në përkujdesje të Republikës, sipas ligjit nr.129/2021, “Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës””;

gj) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm sipas                       ligjit nr.8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve që humbasin jetën në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit”.

2. Të drejtën për të përfituar shpërblimin në masën e përcaktuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, e kanë edhe ata persona, që kanë datë të lindjes të së drejtës së përfitimit deri në datën 30.6.2026, duke përfshirë edhe këtë datë dhe kanë të drejtë të marrin vetëm një herë këtë shpërblim, pavarësisht se mund të përfitojnë më shumë se një përfitim.

3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 3 913 000 000 (tre miliardë e nëntëqind e trembëdhjetë milionë) lekë e ndarë në 3 886 000 000 (tre miliardë e tetëqind e tetëdhjetë e gjashtë      milionë) lekë për shpërblimin dhe 27 000 000 (njëzet e shtatë milionë) lekë shpenzime administrative për dhënien e shpërblimit. Efektet financiare të këtij vendimi do të përballohen nga llogaria speciale me emërtimin “Fondi i pensioneve” pranë Bankës së Shqipërisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

4. Shpërblimet kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin korrik 2026 dhe paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit korrik 2026, ato të paguhen deri më 31.12.2026. Shpërblimet e patërhequra parashkruhen pas datës 31.12.2026.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

5. Administrimi i fondeve buxhetore të shpërblimit të pensionistëve, caktimi i shpërblimit për çdo përfitues dhe pagesa realizohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare, sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë, sipas të njëjtave procedura, që zbatohen për administrimin e fondit të sigurimeve shoqërore.

Mund t'ju interesojë

Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjigje pa doreza për disa deputetë

Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjig...

Para 3 orësh
Vijojnë kërkimet nën rrënojat e pallatit, shpresat për gjetjen e 69-vjeçarit të gjallë janë të pakta

Vijojnë kërkimet nën rrënojat e pallatit, shpresat për gjetjen e 69-vjeçarit të gjallë ...

Para 3 orësh
Kush është Barack Obama i ri?

Kush është Barack Obama i ri?

Para 3 orësh

6. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

TV Scan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Como fiton me 9 gola, Porto mund Napolin, City nuk gabon
Para 2 orësh

Champions/ Como fiton me 9 gola, Porto mund Napolin, City nuk gabon

Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë
Para 2 orësh

Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë

Çfarë fshihej pas rritjes masive të së mërkurës? Trump bën paqe shpejt
Para 2 orësh

Çfarë fshihej pas rritjes masive të së mërkurës? Trump bën paqe shpejt

Senati Demokratik gati të pengojë emërimet gjyqësore të Trumpit, përfshirë Gjykatën Supreme
Para 2 orësh

Senati Demokratik gati të pengojë emërimet gjyqësore të Trumpit, përfshirë Gjykatën Supreme

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
Para 6 orësh

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Kush është Barack Obama i ri?
Para 3 orësh

Kush është Barack Obama i ri?

3 Deputeti Erald Kapri te Nikoll LESI: Kandidati për kryebashkiak i Tiranës do dali nga PROTESTA!
Para 7 orësh

Deputeti Erald Kapri te Nikoll LESI: Kandidati për kryebashkiak i Tiranës do dali nga PROTESTA!

4 Zgjedhjet në Amerikë, Elon Musk: Nëse demokratët marrin gjithë pushtetin në 2028, do të hapin kufijtë
3 Nëntor 2026, 16:46

Zgjedhjet në Amerikë, Elon Musk: Nëse demokratët marrin gjithë pushtetin në 2028, do të hapin kufijtë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.