Shpërdorim detyre, arrestohet kreu i INUV Vlor
Aktualitet E Martë, 20 Prill 2021 08:23
Devi Tushe, kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) të Vlorës, është arrestuar nga policia për shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm.
Në aksionin e sektorit të Krimit Ekonomik të realizuar mbrëmjen e së hënës janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë.
Bëhet fjalë për Besnik Karabollin, ish-drejtorin dhe aktualisht specialist pranë INUV-it, Olti Bejkon, punonjës i INUV-it dhe ndërtuesin Edmond Aliu.
KOHA JONË SONDAZH

