Shpërdorimi i detyrës/ Kreu i Hetimit Tatimor: Zero tolerancë për çdo rast që do të evidentohet

Për të gjitha rastet që do të evidentohen me shpërdorim të detyrës dhe që është në shkelje të etikës së punës do të ketë tolerancë zero. Paralajmërimi ka ardhur nga kreu i Hetimit Tatimor, Adrian Shehu, gjatë mbledhjes së posaçme me strukturat e Zbatimit të Rajonit Qendror, Jugor dhe Verior mbi ecurinë e deritanishme në zbatimin operacional.

Gjatë takimit drejtuesit e Drejtorisë së Hetimit Tatimor, kërkuan nga strukturat e Zbatimit që të punojnë më profesionalizëm, me etikë dhe duke respektuar me rigorozitet procedurat sipas legjislacionit në fuqi.

Gjithashtu u kërkua korrektësi në trajtimin e rasteve, duke zbatuar të gjitha standardet. Ndërkohë, Drejtoria e Hetimit Tatimor po vijon fushatën anti-informalitet për të verifikuar subjektet me risk në të gjithë vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?