Shpërdoroi detyrën, arrestohet për herë të tretë ish-juristi i Kadastrës së Durrësit

Ka përfunduar për herë të tretë në prangat e policisë, ish-juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho. Mësohet se ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka tjetërsuar pronat në bregdet.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim M. Zaho,46 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale’Shpërdorimi i detyrës’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më herët Zaho fillimisht u arrestua në vitin 2019, më pas sërish në vitin 2021 dhe këtë të mërkurë në 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?