Shpërndante drogë në lokal, “spiunohet” nga qytetarët dhe arrestohet

Falë bashkëpunimit komunitet-polici, goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kokainë. Në pranga ka rënë një 26-vjeçar.

Burime nga policia bëjnë me dije se, mbi bazën e informacioneve të marra nga komuniteti, një shtetas në një lokal në lagjen “Visarion Xhuvani” shpërndante lëndë narkotike,menjëherë organizuan punën dhe falë reagimit të shpejtë arrestuan në flagrancë shtetasin R.A., 26 vjeç, banuese në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?