Shpërndante heroinë me biçikletë, arrestohet “çiklisti” 45-vjeçar në Kavajë

Një 45-vjeçar është prangosur në flagrancë nga policia e Kavajës për shpërndarje heroine.

Burime nga policia bëjnë me dije se i arrestuari është L. M. 45 vjeç, ndërsa operacioni është koduar “Çiklisti”.

Gjatë momentit që po qarkullonte me biçikletë në lagjen Nr. 3 të Kavajës, 45-vjeçari është ndaluar dhe i janë gjetur dozat e heroinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga kontrolli edhe në banesë në fund i janë gjetur 125 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 36 700 lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 1 biçikletë, 2 aparate celulare, 2 karta banke dhe një peshore elektronike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?