Shpërndarja e ndihmave, Berisha: Qeveria përdor listat e votimit të 30 qershorit

Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari nga Delvina që thotë se ndihmat sociale po u jepen vetëm atyre që votuan në 30 qershor gjatë zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar.

Berisha shprehet se ky është një krim politik dhe një diferencim politik siç bënte Millosheviçi në Kosovë 30 vite më parë.

STATUSI I SALI BERISHËS

Per shperndarjen e ndihmave narkoqeveritaret perdorin listat e votimit te farses moniste te 30 qershorit.

Lexoni mesazhin qytetarit dixhital.

Ky eshte krim politik, eshte diferencim politik si ai qe bente 30 vjet me pare Millosheviçi ne Kosove. sb

Zoti Berisha te lutem shum jam … nga Delvina po te shkruan ketu ne Delvin po shperndajne ndimat dhe keto ndima po vene vetem atyre qe votuan ne 30 qershor po ne qe kunder shtuam 30 qershorim te vdesim te lutem me kthe nje pergjigje se sdi ku te akohem me respekt T.F. Delvin

Pershendetje z berisha Gezoj te jeni mir doja tju thoja lidhur e ushqimet qe perdit del ai i gjati thot po ndaj ushqime per njerzit ne nevoje nuk kemi pare gje mbushen makina me ushqime i shperndajne vetem tek njerzit e vet ne si inavilit sna ka sjell neri gje sepse nuk dolem ne votimin per kryetarin te fala..

SHKARKO APP