Shpërthen bombola e gazit brenda banesës në Elbasan
Aktualitet E Martë, 14 Shtator 2021 18:34
Mesditën e sotme në lagjen “Haxhias” ka shpërthyer një bombol gazi në një banesë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15 minuta, ndërsa personat që ndodheshin brenda në banesë kanë dalë me shpejtësi duke shpëtuar pa lëndime.
Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Zjarrfikësja ka shuar me shpejtësi flakët në katin e pestë të pallatit.
KOHA JONË SONDAZH

