Shpërthen bombola e gazit, merr flakë shtëpia në Devoll
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Cangonj të Devollit vetëm pak minuta më parë. Korrespondenti i Panorama bën me dije se shkaku i zjarrit dyshohet të jetë rrjedhja e gazit nga ana e një bmbule që ndodhej në banesë.
Në vendgjarje ka mbërritur me urgjencë një mjet zjarrfikës për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Sipas punonjësve të ekipit zjarrfikës bëhet me dije se në banesë nuk ka patur persona në momentin e rrjedhjes se gazit ,ndërkohë që aktualisht po punohet nga ana e tyre për izolimin e plotë të flakëve.
Në banesë mësohet se jetonte vetëm një i moshuar, por burime bëjnë me dije se ai nuk është dëmtuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.